E duan me çdo kusht në ekip, Totenhem i fiksuar me gardianin e Evertonit

Totenham synon me çdo kusht të afrojë një portier në merkaton e verës, dhe zgjedhja ideale është gardiani i kombëtares Xhordan Pikford.Edhe pse ai rinovoi kontratën me Evertonin, nuk është pengesë për drejtuesit “Spurs-ave”. Një lehtësi për Totenhemin mund të vijë edhe nga arsyet sportive me Everton që është i përfshirë në garën e mbijetesës.
Nëse skuadra nuk ia del të qëndrojë në elitë atëherë vetë portieri do të kërkonte largimin dhe shuma prej 35 milionë paundësh do të ulej ndjeshëm. Megjithatë, kjo është një situatë hipotetike dhe pavarësisht rezultateve, Konte do të bëjë maksimumin për të transferuar Pikfordin.