Autoriteti Rrugor Shqiptar, me një postim në rrjetet sociale na bën me dije se ka përfunduar montimi i trarëve në mbikalimin e Shkozës ku është rihapur qarkullimi në Unazën Lindore të kryeqytetit, pjesë e Unazës së Madhe.
Bllokimi në këtë rrugë ka zgjatur 9 ditë dhe tashmë lëvizja e mjeteve do të vijojë normalisht.
“Pas përfundimit të punimeve për ndërtimin e mbikalimit të Shkozës ku u bë montimi i trarëve të këtij mbikalimi qarkullimi i kthehet normalitetit në të dyja senset e lëvizjes”, shkruan ARRSH.
https://www.facebook.com/arrsh.gov.al/posts/1759001591161109