Nuk ndalen aksidentet në Shqipëri/ Makina përplas 7-vjeçarin, dalin detajet e para nga ngjarja

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në qytetin e Shkodrës pranë urës së vjetër të Bunës.

Një makinë ka përplasur një fëmijë 7-vjeçar. Si pasojë, i mituri është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia shoqëroi në komisariat drejtuesin e mjetit për veprime të mëtejshme hetimore.

Aktualisht, grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.