Edhe pse Juliani nuk ka dëshmuar potencialin triumfues përtej Gjermanisë, Franc Bekenbauer beson se 35-vjeçari është personi i duhur për t’i udhëzuar drejt triumfeve: “Nagelsman ishte opsioni më i mirë që drejtuesit kanë bërë mbi çështjen e pankinës. Grinta dhe energjia që u përcjell lojtarëve flet për mentalitetin e tij prej strategu”, deklaori 77-vjeçari.

Barcelona po kalon një moment të mirë në La Liga, por shumë të keq sa u përket çështjeve jashtë fushës së lojës. Sikur të mos mjaftonin akuzat për manipulimin e arbitrave nëpërmjet pagesave nën dorë për drejtuesit e tyre, katalanasit kanë marrë një shuplakë edhe nga gjykata administrative e cila ka bërë të pavlefshme kontratën e nënshkruar me mesfushorin Gavi.Ndonëse La Liga kishte regjistruar në janar përkohësisht me fanellën dhe kontratën e re futbollistin katalanas, duke e përfshirë në listën e futbollistëve të ekipit të parë, gjykata ka cilësuar se Barcelona nuk plotësonte kushtet pasi nuk kishte hapësirën financiare për të regjistruar futbollistin në këtë mënyrë.

Vendimi i sotëm i gjykatës ka bërë të qartë se Gavit i lejohet të luajë me fanellën me numrin 6, por do të kthehet të regjistrohet si lojtar i akademisë, duke bërë të pavlefshme firmën me katalanasit në fillimin e këtij viti. Një goditje për Barcelonën e cila ka kohë deri në fund të sezonit për të gjetur hapësirën brenda kufijve të rrogave që i ka vendosur La Liga për ta bërë të vlefshme, pasi më 30 qershor, Gavi del futbollist i lirë sipas marrëveshjes të vjetër që ka si lojtar i akademisë.