“ Nuk do lejojmë që mungesa e transparencës të çojë në harresë” Zemërata e qytetarëve nis ‘hakmarrjen’ për drejtësi. Greva prej 24 orësh në Greqi ‘paralizon’ transportin në gjithë vendin

Përplasja e dy trenave në Larisa të Greqisë, ka sjell mjaft tension tek qytetarët duke sjell revolta e grevë tek qytetarët.

Për 24 orë, në shtetin helen do të bllokohen fluturimet me avionë dhe do të bëjë që anijet të mbeten të ankoruara në port, ndërsa punëtorët grekë do të lënë punën për të protestuar për aksidentin më vdekjeprurës hekurudhor të regjistruar në vend, që shkaktoi vdekjen e 57 personave më 28 shkurt, 4 prej të cilëve ishin shqiptarë.