Liga e Kampioneve/ Babaxhani Ançeloti, në çerekfinale luan kundër së shkuarës

Reali i Madridit ka eliminuar të mërkurën në mbrëmje Liverpulin në 1/8-at e finaleve në Ligën e Kampioneve (2-5 në “Anfield”, 1- 0 në “Bernabeu”) dhe sot në mesditë do të jetë në shortin e çerekfinaleve që do të hidhet në Nion (Zvicër).Reali i Madridit ka eliminuar të mërkurën në mbrëmje Liverpulin në 1/8-at e finaleve në Ligën e Kampioneve (2-5 në “Anfield”, 1- 0 në “Bernabeu”) dhe sot në mesditë do të jetë në shortin e çerekfinaleve që do të hidhet në Nion (Zvicër).Praktikisht sot, kampionët e Europës në fuqi do të njohin rivalët e tyre deri në finalen e Stambollit, teksa shorti do të hidhet për fazën çerekfinale dhe atë gjysmëfinale. Ky do të jetë dhe një shorte i veçantë për trajnerin e Realit të Madridit, Karlo Ançeloti. Ai rrezikon të përballet me të kaluarën e tij. Arsye kryesore është se: nga tetë skuadrat që do të jenë atje, trajneri nga Rexholo ka drejtuar pesë prej tyre: Realin e Madrid (2013-2015 , 2021 e në vazhdim), Milanin (2001- 2009)), Çelsin (2009-2011), Bajernin e Mynihut (2016-2017) dhe Napolin (2018-2020).

Tri skuadrat e vetme të pranishme në short që Ançeloti nuk i ka drejtuar janë Benfika, Mançester Siti dhe Interi. Kjo është një ngjarje e paprecedentë në historinë e këtij kompeticioni. Karriera e gjerë dhe e suksesshme e Karletos në stolat e disa prej më të mëdhenjve në Europë e bën atë trajnerin e vetëm me 4 trofe në Champions dhe të vetmin trajner që ka fituar titullin kampion në pesë kampionatet kryesore në kontinent: Seria A, Premier Liga, Liga 1, Bundesliga dhe La Liga.

Trajneri italian ka një dashuri të veçantë për Milanin, klubin në të cilin luajti si futbollist dhe me të cilin fitoi dy Kupat e para të Europës. Të mërkurën, pas fitores ndaj Liverpulit, Ançeloti, kur u pyet për preferencat e tij në shortin çerekfinal, e shprehu hapur se dëshiron të shmangë Milanin. “Do të ishte shumë emocionuese të përballeshim me Milanin , por idealja do të ishte të përplaseshim në finalen e Stambollit”, tha ai të mërkurën. Karriera e Ançelotit në Champions League e vendos atë si një nga më të mirët në historinë e kompeticionit. Ky është edicioni i 13-të, në të cilin ai merr pjesë si trajner dhe vetëm një herë është eliminuar në fazën e 1/8-ave të finaleve. Kjo ndodhte me Çelsin në sezonin 2009-2010. Përveç asaj ngecjeje, ai ka arritur gjithmonë, të paktën, deri në çerekfinale.