Prekja e topit me dorë nga Rabio, ish-mbrojtësi zikaltër shpërthen në rrjetet sociale: I kishte sytë e mbyllur?

Goli i realizuar nga Filip Kostiç dhe për të cilin u pretendua prekja me dorë e Adrien Rabiosë do të diskutohet gjatë, por reagimet kanë ardhur menjëherë nga zikaltrit dhe tifozët e tyre dhe i pari ishte Marko Materaci.Ish-mbrojtësi ka postuar gjatë ndeshjes në rrjetet sociale një fotografi të momentit të shumëpërfolur duke sulmuar direkt arbitrin.

“Dhe pastaj pyesin përse?… I kishe sytë e mbyllur?”, ishte dicitura që shoqëronte postimin e mbrojtësit, një postim i shpërndarë shumë herë në rrjet nga tifozët zikaltër.