Barcelona duket se ka gjetur formën e saj më të mirë dhe këtë gjë e tregoi dhe ndaj Realit në fundjavë, duke fituar në fund me rezultatin 2-1.Kjo fitore shënon dhe një statistikë të veçantë për trajnerin Çavi Hernandez, me teknikun spanjoll që barazon kështu Pep Guardiolën.
Ai bëhet trajneri i parë që nga viti 2011, i cili fiton tre “Klasike” brenda një viti kalendarik dhe pas disa ditësh do të ketë shansin për të shkuar dhe në katër, ku në “Camp Nou” do të presë Realin për gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Mbretit.