Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, komentoi për fitoren kundër Kristal Palasit duke u shprehur i habitur për disa aspekte të ekipit të tij.“Më lanë shumë përshtypje lëvizja dhe energjia që shfaqëm që në fillim. Ishim vërtet të vendosur dhe të fokusuar dhe harruam menjëherë eliminimin e së enjten ndaj Sportingut, kur nuk duhet harruar se kishim luajtur 120 minuta. Palas nuk ka marrë rezultate së fundmi, por ata kanë qenë një ekip shumë i vështirë për t’u mposhtur”, shpjegoi spanjolli.
Granit Xhaka po luan një sezon fantastik me Arsenalin. Pasi realizoi ndaj Sportingut në Europë, mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane ka gjetur sërish rrugën e rrjetës. 30-vjeçari numëron 28 ndeshje në këtë kampionat, me trajnerin Arteta që i ka besuar pothuajse çdo sfidë vendin e titullarit.
“Është një nga lojtarët tanë më të rëndësishëm. I gjithë ekipi më la një përshtypje shumë të mirë në këtë ndeshje”, përfundoi tekniku i kryesuesve të Anglisë.
PANORAMASPORT.