Pas një karriere të gjatë me shumë skuadra të luajtura, Emanuel Adebajor ka zyrtarizuar tërheqjen nga futbolli në moshën 39-vjeçare.
Sulmuesi nga Togo pati një karrierë mjaft të suksesshme në Angli duke shkëlqyer me Arsenalin dhe më pas me Mançester Sitin.
Pas një fomre të mirë ai kaloi te Reali i Madridit, por nuk gjeti hapësirat e nevojshme për të shpërthyer, duke u kthyer dhe njëherë në Angli, kësaj radhe te Totenhemi, por nuk ishte më i njëjti.
Më pas Adebajor luajti dhe për skuadra të tjera si Kristal Palas, Istanbul Bashkashehir, Kajserispor, Olimpia dhe Semasi, klub ku i dha fund karrierës si profesionist.