Flakët kanë përfshirë një biznes në afërsi të fshatit Neviçisht ne Korçe. Sipas shërbimit zjarrfikës persona të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin një sasie mbetje solare dhe bitumit. Nga zjarri janë rrezikuar disa biznese pranë vendit të ngjarjes si dhe linja e tensionit të mesëm që furnizon me energji elektrike disa fshatra.
Ndërhyrja në kohën e duhur e shërbimit zjarrfikës ka bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit.