Europiani “Gjermani 2024” ngre siparin ditën e sotme me fazën kualifikuese, ku emrat e mëdhenj të futbollit europian do të zbresin në fushën e lojës.Sfida e parë do të jetë ajo mes Kazakistanit dhe Sllovenisë në orën 16:00, e vlefshme për Grupin H.
Më pas në orën 20:45 do të luhen dhe shtatë ndeshje të tjerë, ku spikat finalja e Europianit të fundit mes Italisë dhe Anglisë, që do të luhet në stadiumin “Diego Armando Maradona” të Napolit, e vlefshme për Grupin C.
Po në këtë grup do të luhet dhe sfida mes Maqedonisë së Veriut dhe Maltës.
Një tjetër emër i madh që zbret në fushë është dhe Portugalia, e cila do të presë në shtëpi Lihtenshteinin, e vlefshme për Grupin J.
NDESHJET:
GRUPI C
ITALI – ANGLI 20:45
MAQEDONI E VERIUT – MALTË 20:45
GRUPI H
KAZAKISTAN – SLLOVENI 16:00
DANIMARKË – FINLAND 20:45
SAN MARINO – IRLANDË E VERIUT 20:45
GRUPI J
PORTUGALI – LIHTENSHTEIN 20:45
BOSNIE & HERCEGOVINË – ISLANDË 20:45
SLLOVAKI – LUKSEMBURG 20:45