Ndodh TRAGJEDIA në vendin fqinj! Zjarrvënia e qëllimtë në një lokal shkakton 7 të plagosur dhe një në gjendje…

Një zjarrvënie e qëllimtë në një lokal në lagjen Nea Zmrini të Athinës ka alarmuar banorët e zonës, duke shkaktuar 7 të lënduar dhe një person në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas forcave zjarrfikëse, disa persona thyen xhamin dhe hodhën sende djegëse në brendësi të një lokali në rrugën Elefterios Venizelos të kësaj lagjeje.

Flakët u përhapën me shpejtësi në pjesën ballore të pallatit dhe u desh ndërhyrja e dhjetëra zjarrfikësve të evakuojnë banorët dhe në vazhdim për fikjen e zjarrit.