Danezi Rasmuns Hojlund ishte padyshim ylli i mbrëmjes në 8 dulet kualifikuese të Europianit të zhvilluara mbrëmjen e sotme.Sulmuesi i Atalantës, i cili është shok skuadre me Berat Gjimshitin, arriti të realizonte 3 gola, në triumfin 3-1 që kombëtarja e Danimarkës arriti ndaj Finalndës.Vetëm 20 vjeç e 47 ditë, me hat-trickun e sotëm, Hojlund, u bë futbollisti më i ri danez, që ka shënuar 3 gola në një ndeshje, që nga koha e Majkëll Laudrup. Ish-futbollisti i Juventusit dhe Barcelonës, shënonte 3 gola kundër Luksemburgut në 12 tetorin e largët të vitit 1983. Asokohe Laudrup ishte 19 vjeç e 119 ditë.