Argjentina kampione Bote arriti një fitore jo të lehtë përballë Panamasë në miqësoren e parë të luajtur që nga finalja e Katarit përballë Francës.Skuadra e Lionel Skalonit mundi 2-0 kombëtaren nga Amerika Qendrore me dy gola në fund të takimit.
Në minutën e 78’ ishte mesfushori Almada i cili zhbllokoi sfidën duke sjellë festë te argjentinasit.
Në minutën e 89’ më pas ishte kapiteni Leo Mesi, i cili me një perlë nga goditja e dënimit, shënoi dhe golin e dytë për vendasit dhe gjithashtu ishte goli i 800-ë në karrierën e argjentinasit, duke e bërë këtë mbrëmje akoma dhe më të veçantë.