Kërkon të largohet nga Bajerni, Mançester Siti gati të transferojë “problematikun” e gjermanëve

Serzh Gnabri nuk po përjeton sezon pozitiv me ngjyrat e Bajernit, aty ku përveç formës së dobët në statistika, çështja e sjelljes jokorrekte ka marrë përmasa të mëdha, aq sa të aludohet se mes tij dhe Bajernit marrëdhënia ka shkuar drejt fundit.Portali “Fichajes” ka zbardhur emrin e ekipit të interesuar për të siguruar shërbimet e 27-vjeçarit, e ai është Siti. Kontrata e Serzhit skadon në verën e vitit 2026 me kampionët e Bundesligës, megjithatë raportet e vështira me Nagelsmanin mund të ndikojnë pozitivisht në zhvendosjen e anësorit gjerman.

Sipas mediumit në fjalë, Gnabri e ëndërron një rikthim në Premier Ligë dhe Mançester Siti do të ishte pa diskutim “ajka” e futbollit ishullor, marrë në konsideratë arsenalin e “qytetarëve” në çdo repart.

Në kuadrin e 36 prezencave në sezonin aktual, futbollisti me numër 7 në ekipin e Nagelsmanit është përfshirë në 23 rrjeta, saktësisht 12 gola dhe 11 shërbime ndaj shokëve me asiste. Lëvizja në Angli nuk është eksperiencë e re për të, pasi ai ka luajtur më parë edhe me ngjyrat e Arsenalit.