“Marrëdhënia speciale” midis Rusisë dhe Serbisë mund të testohet nga fushata e rekrutimit të grupit Wagner në vendin ballkanik. Kompania e paskrupullt ushtarake private e udhëhequr nga Evegnyi Prigozhin në fakt sipas shumë burimeve synon një rekrutim masiv në Serbi, i cili, mund të krijojë probleme të konsiderueshme për presidentin Aleksandër Vuçiç. Serbia ka mbajtur një marrëdhënie të ngushtë me Rusinë gjatë gjithë konfliktit në Ukrainë dhe është i vetmi shtet evropian që nuk i ka vendosur sanksione.
Përsëritja e viteve ‘90
Serbia është veçanërisht e frikësuar nga ideja e një fluksi masiv të paraushtarakëve me trajnime ushtarake ose përvojë jashtë vendit (në veçanti në Ukrainë) në radhët e Wagnerit, i cili mund të krijojë trazira, të vështira për t’u kontrolluar nga pushteti qendror në Beograd. Konfirmimi erdhi nga një ambient i parë shpeshherë si “termometri” i shoqërisë serbe: bota e futbollit. Javën e kaluar Il Messaggero shkroi për sulmin ndaj grupit ultras të Fedayn, udhëheqës historikë të tifozëve të Romës, në mbrëmjen e 4 shkurtit të kaluar jashtë stadiumit Olimpik nga tifozët e Yllit të Kuq të Beogradit, një ekip nga radhët e të cilit dolën shumë luftëtarë të Tigrave Famëkeq Arkan në vitet 1990. Ultrasit serbë që sulmuan romanistët, flamuri i të cilëve u vodh dhe u dogj dy javë më vonë në Marakana të Beogradit, përfshinte një sërë burrash që luftuan me Wagnerin.
Mes Rusisë dhe Perëndimit
Presidenti Vuçiç është nën presionin e grupeve ultranacionaliste serb, pas promovimit të marrëveshjes së kufirit me Kosovën me iniciativën e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara. Carnegie Endowment for Peace vlerëson se Wagner po regjistron në Serbi me qindra rekrutë dhe nënvizon se që nga janari 2023 presioni nga Prighozin është rritur. Vuçiç gjendet në situatën delikate që duhet të mbajë marrëdhënie të mira me Rusinë dhe duhet të zbatojë ligjet e brendshme, të cilat i ndalojnë qytetarët serbë të regjistrohen si mercenarë në grupe të huaja.
Mes Rusisë dhe Perëndimit
Presidenti Vuçiç është nën presionin e grupeve ultranacionaliste serb, pas promovimit të marrëveshjes së kufirit me Kosovën me iniciativën e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara. Carnegie Endowment for Peace vlerëson se Wagner po regjistron në Serbi me qindra rekrutë dhe nënvizon se që nga janari 2023 presioni nga Prighozin është rritur. Vuçiç gjendet në situatën delikate që duhet të mbajë marrëdhënie të mira me Rusinë dhe duhet të zbatojë ligjet e brendshme, të cilat i ndalojnë qytetarët serbë të regjistrohen si mercenarë në grupe të huaja.
Kërcënim me vdekje
Pak para 27 shkurtit, ditën e takimit në Mynih midis Vuçiçit dhe Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Tony Blinken, i cili iu afrua një kompromisi për Kosovën, ultranacionalistët serbë të udhëhequr nga lideri populist Damjan Knezevic, një mbështetës i lëvizjeve të Wagner, organizuan një demonstratë në Beograd, më 25 shkurt. Politico.eu në një shkrim asokohe, theksonte se si takimi tërhoqi “qindra nacionalistë serbë dhe aktivistë pro-rusë me lidhje me grupin Wagner”. Ata u takuan “duke kërkuar përfundimin e procesit të normalizimit me Kosovën”, duke shkuar deri aty sa e kërcënuan Vuçiçin me vdekje. Po ashtu shkruhej se ishte dora e “agjentëve të huaj” pas këtyre protestave, duke aluduar për ndikimin e Prighozin.
Lufta e fshehtë
Unioni ultranacionalist-mercenar sjell në mendje kujtime të errëta për Serbinë, e cila nuk dëshiron të rikthejë asesi të kaluarën tragjike të viteve 1990. Vuçiç po kërkon normalizimin e vendit dhe nuk është i gatshëm ta çojë situatën e brendshme në pasoja ekstreme për shkak të marrëdhënieve ideologjike dhe politike me Moskën. Ai bën thirrje për investime, stabilizim dhe prosperitet për Serbinë dhe duket se frika nga prania e Wagner rrezikon të përçajë vendin. Deri ku mund të vazhdojë kjo përballje e fshehtë mes Beogradit dhe Moskës? Vështirë të thuhet. Por është e qartë se Moskës nuk i pëlqen paqëndrueshmëria e kësaj zone të Ballkanit. Dhe zgjidhja mund të jetë edhe sabotimi i marrëveshjes për kufirin e Kosovës. Edhe nëse humbja e një aleati historik është çmimi që do të paguhet për këtë.