Brahim Diaz ndoshta nuk do të jetë pjesë e Milanit për sezonin e ardhshëm, me Realin e Madridit që po mendon ta kthejë në verë fantazistin spanjoll.Kështu Milani ka nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e tij, duke parë dhe që i ardhuri De Ketalare nuk po përshtatet me stilin e lojës së Piolit.
Në krye të listës është rikthyer italiani Nikolo Zaniolo.Mesfushori u largua në janar nga Roma për t’u transferuar te Gallatasarai, por duket se aty do të qëndrojë deri në verë.
Kështu siç raporton “Tuttosport”, kuqezinjtë po bëjnë gati planin që ta bindin Zaniolon, por që do të hasin dhe vështirësi nga Juventusi, me bardhezinjtë që gjithashtu kërkojnë shërbimet e mesfushorit italian.