Kombëtarja e Santosit i falet Sheznit dhe Sviderskit ndaj Shqipërisë, në Poloni publikojnë notat e Levandovskit & CO

Polonia arriti një fitore të vuajtur ndaj Shqipërisë me rezultatin 1-0, në eliminatoret e Europianit. Vendasit iu falën golit të Sviderskit në minutën e 41-të dhe pritjeve të portierit Shezni, që mbajti të paprekur portën e kombëtares së tij, duke i siguruar 3 pikë të arta polakëve.Media polake “TVP” ka shpallur si lojtarin e ndeshjes portierin Shezni dhe autorin e golit Sviderski, teksa ka publikuar në faqen zyrtare edhe notat e të gjithë lojtarëve.Si Shezni ashtu dhe autori i golit Svidersku u vlerësuan me notën 8, ndërkohë që me notën 6 u vlerësua ylli i Polonisë, Levandovski që duket se ishte në hije në këtë përballje. Paraqitje jo fortë bindëse edhe për Zielinskin, që edhe ai u vlerësua me notën 6.