Sëmundjet e rënda në vendin tonë sa vjen dhe numri po pëson rritje dita- ditës, specifikisht rastet me tuberkuloz janë rritur ndjeshëm vitin e fundit. Tirana mban numrin e parë më të lartë sipas mjekëve pneumolog, e pasuar nga Dibra dhe Shkodra.
“Për vitin 2022 janë 292 raste të reja, që I bie 10,5 raste të reja për 100 mijë banorë krahasuar me një vit përpara vihet re një rritje, 4,4% e këtyre rasteve. Peshën më të madhe e zë popullata aktive, që është nga 15 deri në 45, mosha 20-25 ka pjesën më të madhe të këtyre rasteve. Në spital kemi 4 raste, 2 moshë e re dhe 2 mbi 60 vjeç”,-shprehet Irma Tashi, pneumologe.
Mjekët mendojnë se faktor risku mund të jetë mënyra e jetesës, sjellja në komunitete të mëdha siç janë shkollat, fasoneritë apo lokalet që frekuentohen në masë nga rinia. Por kur duhet të dyshojmë se jemi prekur nga tuberkulozi?
“Një tuberkuloz është një klinikë më e zgjatur, në qoftë se vazhdon një temperaturë mbi 3 javë, kollë, rënie në peshë dhe mungesë oreksi, duhet të lidheni me mjekun e familjes”,-tha tha Irma Tashi, pneumologe.
Për Organizatën Botërore të Shëndetësisë tuberkulozi mbetet një nga vrasësit më të mëdhenj infektivë në botë, duke shkaktuar 1.6 milionë vdekje çdo vit dhe duke prekur miliona të tjerë.
2022 ka shënuar për herë të parë në gati dy dekada, rritje të numrit të njerëzve që sëmuren me Tuberkuloz dhe rezistente ndaj ilaçeve, së bashku me një rritje të vdekjeve. Obejktivi i OBSh është ti jap fund kësaj sëmundje deri në 2030.