Sulmuesi Romelu Lukaku ka shënuar sërish gol, kësaj here ndaj Gjermanisë në miqësore.
Përmes një postimi në Instagrami ai iu është përgjigjur kritikëve. Në foto shfaqej një personazh vizatimor i mbështetur me shpatulla pas murit dhe një numër i lartë shpatash në drejtim të tij, dhe dukej sikur nuk i bënin përshtypje.
Në sfond luhej kënga “Vetëm Zoti mund të më gjykojë” nga Tupak Shakur.
Kritikat e kanë mbytur sulmuesin belg kohët e fundit pasi me Interin po kalon një moment të vështirë duke mos gjetur formën e tij më të mirë.