Një 54-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufijve.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Eduard (Eduart) Haxhiu, banues në Tiranë, i cili rezulton i dënuar me 7 vjet e 4 muaj burgim.
Gjatë periudhës 2019-2022, ky shtetas ka ndihmuar emigrantë shqiptarë që të kalonin në Angli dhe në Amerikë, me pasaporta të falsifikuara.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Lokalizimi”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale.
Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:
– Eduard (Eduart) Haxhiu, 54 vjeç, banues në Tiranë.
54-vjeçari është dënuar me 7 vjet e 4 muaj burgim, nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Gjatë periudhës 2019-2022, ky shtetas ka ndihmuar emigrantë shqiptarë që të kalonin në Angli dhe në Amerikë, me pasaporta të falsifikuara. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.