Ndryshime të forta klimatike në vend/ Parashikimi i motit për ditën e enjte, ja sa do të shkojnë temperaturat

Temperaturat në mëngjes dhe në mbrëmje do të vijojnë të jenë të ulëta dhe për ditën e nesërme. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se të Enjten, vendi ynë do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura por kryesisht në relievet malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim nga Veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, duke bërë ë valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 0 deri 13°C

në zona e ulëta 2 deri 21°C

në zona bregdetare 7 deri 20°C