Dafina Zeqiri dhe DJ Geek i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare.
Ndonëse pak ditë më parë, u përfolën se çifti cool i estradës shqiptare janë jo në ditët e tyre më të mira, e vërteta duket se paska qenë më e thellë se kaq.
Burime nga Prishtina kanë treguar se Dafina i ka dhënë fund lidhjes së tyre për shkak se dyshja nuk po funksiononte më.
Këtyre zërave u shtohet edhe fakti që gjatë koncerteve, dyshja nuk e kishte më kiminë që ka pasur historikisht në skenë.
![Ae73dde6 C7fb 40ab Be25 Fb4c7eaa2d55](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2023/04/AE73DDE6-C7FB-40AB-BE25-FB4C7EAA2D55.png)
Në dukje e pamundur, por fatkeqësisht kjo është e vërteta. Por një gjë është e sigurt; për shkak të kësaj ngjarjeje projekti i ardhshëm i Dafinës do të na “godasë” fort.