Andre Onana është tashmë portieri titullar i Interit, edhe pse ulja në stol e kapitenit Samir Handanoviç nuk ka qenë e thjeshtë për kamerunasin, që gjithsesi gëzon një raport të mirë me sllovenin siç ka treguar vetë.Unë kisha folur me Lionin për t’u transferuar, por kur mbërriti Interi nuk e mendova dy herë. E dija që do të mbërrija si rezervë e Handanoviçit dhe nuk do të ishte e lehtë, sepse ishte kulturë krejt tjetër nga ajo që isha mësuar dhe përveç kësaj Handa ishte një portier legjendar që ishte edhe kapiten, institucion i klubit. Por me punë kam treguar se e meritoj shansin për të luajtur dhe vetë Handanoviçi m’i lehtësoi gjërat, jam i lumtur që e kam si shok skuadre dhe si kapiten”, tregoi 26-vjeçari për “BeIN Sports”, duke u ndalur më pas tek objektivat e skuadrës.
“Napoli po bën një kampionat fantastik dhe tani objektivi ynë është të qëndrojmë në katër vendet e para. Duam të kualifikohemi në Champions League, nëse nuk ia dalim do të ishte katastrofë, duke parë grupin e fortë lojtarëve që kemi. Duhet t’i marrim ndeshjet me radhë dhe të shikojmë vetëm veten tonë, asnjë skuadër tjetër. Pastaj duhet të bëjmë mirë edhe ndaj Benfikës, e dimë që do të jetë e vështirë, por kemi të gjitha shanset për ta luajtur”, përfundoi kamerunasi.