Ziejnë rrjetet sociale, gjesti i Xhekos “bën me krahë” tifozët e Interit! Përplasjet mes lojtarëve vazhdojnë dhe në dhomat e zhveshjes

Një gjest i sulmuesit Edin Xheko është duke bërë xhiron e rrjeteve sociale. Pas përplasjeve masive në fundin e duelit mes Juventusit dhe Interit, boshnjaku, iu është drejtuar tifozerisë zikaltër në stadium, duke i treguar stemën në fanellë.Ky veprim i tij duket se ka bërë me “krahë” interistët, teksa tregon qartazi dashurinë e futbollistit të skuadrën. Një veprim ky që po bën xhiron në rrjet.Ndërkohë për sa i përket situatës së tensionuar, mediat italiane raportojnë se përplasjet kanë vijuar edhe në dhomat e zhveshjes, ku ka pasur sherr mes lojtarëve. Një situatë kjo aspak normale, në ndeshje të këtyre niveleve.