Shkaktoi penalltinë te goli i tretë, mbrojtësi i Barcelonës komenton disfatën: Humbje e rëndë, duhet ta…

Ishte ai që duhej të neutralizonte Viniciusin. Ishte ai që e kishte bërë zap brazilianin në shumë praj takimeve ndaj tij. Por mbrëmë në “Camp Nou” ai ka qenë i pafuqishëm për të ndalur sulmuesin e Realit, i cili ka shënuar një gol, si dhe ka dhënë një asist tjetër për Benzemanë.Duke folur pas takimit, mbrojtësi i Barçës e ka pranuar se humbja është tepër e rëndë.

“Kjo ishte një humbje tepër e rëndë, sepse vjen përballë rivalit tonë më të madh. Por nuk duhet të qajmë, por thjesht të reflektojmë. Ne duhet të mendojmë pozitivisht dhe të kthehemi të bëjmë Barcelonën të hënën në La Liga”, tha mbrojtësi uruguaia