Çelsi ka zyrtarizuar në stol teknikun Frenk Lampard deri në fund të sezonit, i cili do të zëvendësojë të shkarkuarin Graham Poter.Ish-mesfushori anglez do të drejtojë për herë të dytë skuadrën e “Bluve”, që për herë të parë u ul në stol në vitin 2019 deri në vitin 2021, kur u shkarkua në mes të sezonit.Ai do të mbyllë sezonin me Çelsin, teksa deri në verë drejtuesit pritet të zgjedhin një midis Luis Enrikes dhe Julian Nagelsmanit, me spanjollin që duket më favorit.