Operacion për kapjen e personave në kërkim/ Policia aksion blic në Elbasan, kontrolle në tregun agro-ushqimor, disa të shoqëruar

Në tregun agro-ushqimor në Elbasan janë kryer kontrolle nga policia. Mësohet se kontrollet kanë të bëjnë me personat në kërkim.

Disa persona janë shoqëruar. Sakaq tregu agro-ushqimor është në pronësi të Petrit Çelës, babai i Suel Çelës.

Ndërkohë Suel Çela është në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit “Plumbi i artë”. Ende nuk dihet se kush janë personat e shoqëruar.