Trajneri i Barcelonës, Çavi Hernandez, i druhej ndonjë rrëshqitjeje të lehtë të skuadrës së tij dhe kështu ka ndodhur. Teksa ai dhe të gjithë prisnin një fitore që do ta çonte Barçën në +15 nga Reali, skuadra e tij është ndalur nga Girona dhe ka mundur t’i marrë vetëm një pikë më shumë Realit në garën për titull.
Fjalët e tij para takimit se “La Liga nuk ka përfunduar ende” kanë rezultuar të vërteta. Megjithatë edhe pse kështu, Barça e ka thelluar edhe me një pikë diferencën me “los blancos” dhe tani e sheh veten 13 pikë larg, kur kanë mbetur dhe 30 të tjera në lojë.
Çavi nuk e ka fshehur zhgënjimin për dy pikë të lëna, teksa është e dyta herë në vitin 2023 që Barça e tij nuk di të përfitojë nga humbja e Realit.
“Duhet të kishim fituar. Mendoj se e kishim përgatitur mirë ndeshjen, por nuk ia kemi dalë. Unë nuk mendoj se humbja në mesjavë ndaj Realit ka pasur ndikim në skuadër. Sepse kemi zbriturnë fushë me qasjen e duhur, duke kërkuar të kontrollojmë lojën dhe të shënojmë. Në pjesën e parë jemiparaqitur mirë, kemi krijuar disa mundësi shënimi, porpa i shfrytëzuar rastet tona. Në pjesën e dytë më pas kaqenë më e vështirë. Ata janë mbyllur edhe më shumë nëmbrojtje. Gjithsesi e kemi në dorën tonë. Kemi 13 pikëpër të administruar në 10 javë të mbetura”, tha Çavi.