Bajerni është “ankoruar” në Mançester dhe “Qytetarët” janë rivali i radhës drejt Stambollit (finalja e Champions-it). Tomas Myler ka shansin për të arritur sukses të dyfishtë nëse bavarezët dalin me fitore nga “Etihad Stadium”.
Ai do të arrinte kuotën e 100 fitoreve në Ligën e Kampionëve, statistikë e prekur vetëm prej dy lojtarësh në historinë e kompeticionit. Kristiao Ronaldo (113 ndeshje) dhe Iker Kasias pozicionohen më lart se 33- vjeçari.
Futbollisti me numër 25 në radhët e rekordmenëve gjermanë e ka djersitur në 140 raste fanellën bavareze në Ligën e Kampionëve. Nëse skuadra e tij ia del të kalojë për më tej, një tjetër rekord mund të afrohet. Rajan Gigs dhe (145 prezenca) dhe Raul (142 prezenca) qëndrojnë në majë të “Olimpit” mbi bazë paraqitjesh.
Edhe në rastin më të mirë, pra gjermanët të ngrenë trofeun, Tomasi kap kuotën e 144 ndeshjeve, që do të thotë se vetëm legjenda e Mançester Junajtid “mbretëron” edhe një vit tjetër.
Është fakt se Tomas Myler periudhën më të gjatë me kampionët e Bundesligës ka veshur “uniformën” e mesfushorit. Ndonëse nuk e ka penguar të lërë pas emra të rëndë në historinë e futbollit, disa prej tyre ende mbeten legjenda aktive.
Lojtari më i vjetër në grupin aktual të Bajernit e ka shijuar rrugën e rrjetës 53 herë dhe gjendet në vendin e 7-të në spektrin e shënuesve më të mirë, duke lënë mbara Henerin (49 gola) apo Ibrahimoviçin (48). Tripleta e bavarezëve s’mund të prezantohet pa Mylerin (2013 & 2020), çka do të thotë se turneu njihet mirë prej tij.