E konfirmon vetë De Laurentis, ylli i Napolit mungon në ndeshjen ndaj Milanit

Napoli do të duhet t’ia dalë pa yllin e skuadrës, Viktor Osimhen në ndeshjen e parë çerekfinale kundër Milanit.

Lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti De Laurentis, i cili shpjegon se sulmuesi nigerian nuk ia ka dalë të rikuperohet në kohë.

“Viktor nuk është në gjendjen më të mirë për të luajtur për fat të keq. Kështu ne shpresojmë që ai të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit”, u shpreh numri 1 i Napolit.