Katër shqiptarë janë vënë pas hekurave në Britani të Madhe, pasi janë kapur në një shtëpi bari duke punuar.
Katër shqiptarë janë arrestuar në Britnainë e Madhe pasi u kapën duke punuar në një shtëpi bari.
Sipas mediave lokale, bëhet fjalë për Eneo Kamberi, 24 vjeç, 28-vjeçari Eriton Qama, Esat Qama, 25 vjeç dhe Eduard Rrampushaj, 27 vjeç.
Policia ra në gjurmët e shqiptarëve për shkak të një denoncimi nga fqinjët, të cilët kishin raportuar se kishin parë disa persona duke ngarkuar një furgon Ford Transit ngjyrë argjendi me disa pako të dyshimta.
Autoritetet ndaluan fillimisht automjetin, në të cilën gjetën Kamberin dhe dy vëllezërit Qama, teksa pasi shkuan në godinën e kthyer në “shtëpi bari”, ata arrestuan dhe 27-vjeçarin Rrampushaj.
Ndqërkohë, në shtëpinë e barit u gjetën rrënjë kanabis me vlerë 390,000 paund.