Interi i Simone Inzagit ka hedhur një hap të sigurt drejt gjysmëfinales së Champions-it, teksa “gjunjëzoi” me rezultatin 0-2 në stadiumin “Da Luz” të Lisbonës, skuadrën e Benfikës.Zikaltrit i gjetën dy golat në pjesën e dytë, fillimisht me Nikolo Barelën dhe më pas me Romelu Lukakun që nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Në “San Siro”, Inter niset i qetë dhe me një këmbë në gjysmëfinalet e Champions League, teksa do i duhet vetëm të menaxhojë epërsinë e dy golave. Për sa i përket ndeshjes, italianët ishin dominues në pjesën më të madhe të duelit, duke e merituar plotësisht triumfin.
FT: BENFIKA – INTER 0-2
Barela 51′, Lukaku 82′ (p)