NBA ka nisur ndeshjet e fazës “play in”, ku luajnë skuadrat e renditura në vendet 7-10 në të dyja Konferencat. Të parat kanë zbritur në fushë skuadrat e klasifikuara në vendet 7-8, ku nuk kanë munguar surprizat.
Në Perëndim, Los Anxheles Lejkërs fitoi 108-102 ndaj Minesota-s, ndeshje e vendosur pas kohës shtesë. LeBron Xhejms me 30 pikë e 10 rebound ishte më i miri për kalifornianët, mbështetur nga Dejvis me 24 pikë e 15 rebound, si dhe Shroder me 21 pikë. Vendimtar ishte stoli nga ku erdhën 40 pikë.
Lejkërs kualifikohen direkt për në çerekfinale, ku do të luajnë ndaj Memfis Grizlies. Ndërsa Minesota, ka edhe një ndeshje shtesë me skuadrën që do të dalë fituse nga ndeshja tjetër “play in” në Perëndim mes Nju Orleans e Oklahoma Siti Tunder.
Në Lindje, Atlanta Hauks fitoi 116-105 jashtë fushe ndaj Miami Hit, duke siguruar kështu çerekfinalet, ku do të luajë ndaj Boston Sëlltik. Ndeshja u dominua nga miqtë, ku 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë.
Joung ishte më i miri me 25 pikë. Stoli i Atlantas realizoi 51 pikë, duke i bërë të pavlefshme 33 pikët e Lovry për Miami. Ekipi nga Florida do të ketë edhe një shans tjetër, teksa do të ndeshet me fituesin e çiftit Toronto-Çikago.