Mbrëmje magjike”, Maldini flet pas fitores ndaj Napolit: Me Leaon punojmë së bashku për firmën

Ndeshja ishte me Napolin, por më shumë se sa për çerekfinalen e parë, interesi i mediave ndaj Paolo Maldinit ishte në lidhje me rinovimin e kontratës së Rafael Leaos dhe raportit të tensionuar me Luçiano Spaletin. Ky i fundit komentoi situatën duke lëvduar drejtorin e Milanit, duket se ai nuk ishte në humor për të dhënë më shumë detaje, ndaj, për hir edhe të situatës u fokusua të përballja e dyfishtë mes kuqezinjve dhe Napolit.

Si i përjetoni mbrëmje të tilla?

Atmosfera ishte magjike e nuk përjetonim diçka të tillë prej kohësh. Ndeshje të tilla janë arritje që na bëjnë të lumtur. Jemi krenarë për rrugëtimin tonë e do të mundohemi t’i japim ndonjë kënaqësi tifozëve.

Çfarë mendoni për ndeshjen e kthimit?

Ndeshja e kampionatit kundër Napolit na lejoi të ktheheshim në nivelet të cilat nuk i kishim prekur në tre muajt e fundit. Me Napolin është gjithçka e hapur, pasi kemi për të luajtur edhe ndeshjen e kthimit. Motivimet janë ndryshe e po ashtu edhe ndonjë lojtar nga formacionet.

Pioli flet për ëndrra…

Ëndrrat janë pjesë e bagazhit teknik dhe moral të Milanit, ne kemi një ekip që ende nuk e ka shprehur nivelin e tij maksimal. E jona është një skuadër e re, sepse futbollistët për hir të së ardhmes së tyre duhet të jetojnë këto lloj emocionesh dhe ëndrrash.

Si po shkon rinovimi i Leaos?

Vetëbesimi rritet, por në mbrëmje si kjo nuk është argumenti i duhur. Mund të them se aktualisht jemi në të njëjtën rrugë, ne dhe Leao, ndaj kemi një qëllim të përbashkët. Si futbollist e vlerësojmë jashtë mase, pasi më duket nga ata që janë në gjendje të ndryshojnë ndeshjet të vetëm.

Me Spaletin jeni sqaruar të paktën?

Nuk dua të komentoj për këtë. Ai e ka bërë tashmë dhe për ato që janë shijet e mia, e ka bërë duke folur edhe pak si shumë madje.

Keni menduar për gjysmëfinalen në ditët e fundit?

Di të them se do të doja të isha në fushë, por është normale që ka ende shumë hapa për të bërë. Jemi shumë larg nivelin që pretendojmë. Nëse do të ndodhte që kapim gjysmëfinalen… Është e vështirë, por do të ishte bukur.