Interi duhet të arkivojë menjëherë fitoren ndaj Benfikës, pasi nesër e pret ndeshja ndaj Monzës në kampionat, ku duhet të fitojë për të qëndruar në garë për zonën “Champions”.
Gjatë përgatitjeve për sfidën të nisura dje, Simone Inzagi ka marrë një tjetër lajm të mirë, pasi ka parë rikthimin në grup të Hakan Çalhanoglusë.
Turku, që ka pësuar tërheqjen muskulore të muskulit aduktor të kofshës së djathtë, ka punuar dje për herë të parë me skuadrën dhe stërvitja e sotme pritet të përcaktojë edhe kohën e saktë të rikthimit të tij në fushë.
Mesfushori synon të jetë në pankinë nesër ndaj Monzës, me qëllimin për ta nisur titullar ndaj Benfikës të mërkurën.