Tomas Tuhel është shfaqur i pakënaqur nga performanca e lojtarëve të tij pas barazimit ndaj Hofenhaimit në shtëpi. 49-vjeçari u shpreh se e imagjinonte ndryshe aventurën në Mynih, gjithsesi nuk i lamënjanë shkëndijat e para për duelin e Ligës së Kampionëve mbi takimin e kthimit në çerekfinalekundrejt Sitit (ndeshja e parë e humbur 0-3).
LOJA- “Larg nga pretendimet dhe imagjinata ime nga sa e mendoja marrjen e frerëve në Mynih. Ritmi nga krahu ynë ishte nën mesatare, çka dëshmon se gjendemi në distancë me të madhe karshi objektivave. Humbja e fundit duhet të shërbente si katalizator i reagimit të vrullshëm, ja që nuk erdhi”, thames kritikash tekniku gjerman.
CHAMPIONS-i- “Gjithçka do të jetë ndryshe dhe jam i bindur që termi në fjalë do të koincidojë edheme lojën tonë. Stili i Sitit është tepër intensiv dhe mbajtja në kontroll e kundërshtarit kërkon më tepër punë. Mane do të jetë i gatshëm për t’u hedhur në fushë pas këtij pushimi”, përfundoi Tuhel.