Akuzat ndaj Barcelonës për blerjen e arbitrave, Laoporta: Nuk kemi gabuar, Real Madrid favorizohet gjithmonë

Gjatë ditëve të fundit, Barcelona është akuzuar për blerjen e arbitrave. Shkak për këtë janë bërë disa pagesa që klubi katalanas ka bërë karshi djalit të ish-zëvendës presidentit të Komitetit të Arbitrave në Spanjë. Në lidhje me këto akuza, ka reaguar vetë presidenti i Barcelonës, Joan Laporta i cili ka pranuar se janë bërë pagesa por ka shpjeguar edhe arsyen e pagesave teksa ka sulmuar edhe Real Madridin.

“Të gjithë e dinë që Real Madridi është një klub që është favorizuar historikisht nga gabimet e arbitrave. Për 7 dekada dhe deri më sot, presidentët e arbitrimit kanë qenë ish-pjesëtarë të Reali, ish-futbollistë ose ish-menaxherë. Nuk kemi gabuar pasi nuk është e ndaluar të paguash për të marrë këshilla. Të gjitha pagesat që ne kemi bërë, janë nëpërmjet rrugëve bankare dhe të gjitha faturat janë të pasqyruara.

Laporta nuk ka kursyer fjalët as për ish- presidentin e La Ligas, Havier Tebas. “Ai ka qenë shumë joprofesional. Ai ka dërguar dokumente false në Prokurori dhe i kërkoj që të mos e ndezë edhe më shumë këtë situatë. Deklaratat e tij nuk i bëjnë asnjë favor institucionit që ai përfaqëson.