Rrugëtimi në Champions League, edhe pse po i siguron Simone Inzagit qëndrimin në pankinën e Interit, pavarësisht 11 humbjeve në 30 javë kampionat, mund të mos i mjaftojë trajnerit për të blinduar stolin në sezonin e ardhshëm.
Pikërisht ecuria e tij në kompeticionet e tjera që nuk janë kampionati është një nga arsyet pse 47-vjeçari është ende në drejtimin e Interit.
Askush nuk mund t’ia mohojë Simones një Kupë dhe dy Superkupa Italie të fituara në dy vite, ashtu si nuk munden t’i mohojnë rikthimin në çerekfinalen e Champsions-it pas 12 vitesh, arritje për të cilën po tolerohen rezultatet negative në kampionat.
SKUADRA – Një tjetër arsye pse Inzagi vijon ende karrierën e tij si zikaltër siç raporton “La Repubblica” është edhe raporti që ka me grupin. Senatorët e skuadrës janë rreshtuar krah tij dhe gëzojnë një marrëdhënie shumë të mirë me trajnerin dhe ua kanë përcjellë këtë edhe drejtuesve, të cilët e vlerësojnë këtë aspekt të teknikut.
Inzagi nuk ka ngurruar asnjëherë të mbrojë paraqitjet e ekipit edhe pas humbjeve të fundit në kampionat, edhe pse të gjithë janë të vetëdijshëm që nga tifozët e deri te drejtuesit, që jo gjithmonë skuadra e ka merituar mbrojtjen.
Marota e Auzilio e dinë se për performancat nuk mund të fajësohet vetëm trajneri dhe këtë e tregojnë diferencat mes Champions-it dhe Serisë A, ku i njëjti modul dhe i njëjti formacion i zgjedhur nga trajneri japin rezultate të ndryshme.
PASARDHËSIT – Edhe pse Inzagi luan gjithçka në kualifikimin ndaj Benfikës, pasardhësi i tij i mundshëm është një pikëpyetje e madhe. Roberto de Zerbi është ndër favoritët e drejtuesve, por gjithmonë për sezonin e ardhshëm.
Për të ndërprerë kontratën e Inzagit pa mbaruar sezoni, Interi duhet t’i bëjë llogaritë me gjetjen e një zëvendësuesi për të, ku më i mundshmi është Kristian Kivu.
Problemi është që rumuni që drejton të rinjtë e Interit nuk bind dhe nuk ngjall te drejtuesit besimin që Paladino ngjalli te Monza kur mori skuadrën e parë apo atë që vetë Inzagi tregoi te Lacio, kur pasoi të shkarkuarin Stefano Pioli.
Gjithsesi kryesia nuk ka ndër mend të falë më dhe pavarësisht gjithë arsyeve që mund të favorizojnë Inzagin, një eliminim nesër do të përkthehej menjëherë në shkarkimin e trajneri