Spaleti me më të mirët, Pioli nuk ka dyshime për rreshtimin. Mësoni formacionet e mundshme të Napoli-Milan

Me rikuperimin e Osimhenit, Napoli do të rreshtojë formacionin më të mirë të mundshëm, duke marrë parasysh edhe mungesat e Kimit dhe Anguisasë.

Dilemat e Spaletit janë mes Elmasit e Ndombelesë në mesfushë dhe Oliverës, që mund t’i zërë vendin Ruit në korsinë e majtë.

Huan Zhezus do të luajë në vend të Kimit, ndërkohë që Pioli nuk ka dyshime. E ka mundur dy herë Napolin në muajin e fundit, e përballë do t’i vendosë për të tretën herë të njëjtin formacion.

Dyshimet deri në mëngjesin e djeshëm ishin në lidhje me Zhirunë, i cili kishte një dëmtime të lehtë nga çerekfinalja e parë, por francezi është rikuperuar dhe sot do të jetë normalisht në fushë.