Të dyja ekipet në kërkim të një trajneri, Totenhem tenton t’i “vjedh” kandidatin Çelsit

Teksa Çelsi ka pasur bisedime me trajnerin Luis Enrike, ky i fundit është piketuar edhe nga një tjetër klub anglez, Totenhemi. 

Sipas “The Telegraph”, spanjolli është zgjedhja e parë e drejtuesve të klubit, teksa “Spursët” aktualisht po drejtohen nga Stelini pas shkarkimit të Antonio Kontes.

Luis Enrike dhe Julian Nagelsman janë kokë më kokë për të udhëhequr londinezët në sezonin e ardhshëm, ndërsa nuk dihet se ku do të jetë e ardhmja e tyre apo e klubeve angleze.

Rikujtojmë që në skenë për të marrë drejtimin e Totenhemit, ka dalë edhe emri i legjendës gjermane Jurgen Klinsman.