Xherrard i rikthehet trajnimit, legjenda e Liverpulit nis kontaktet me gjigantin e futbollit grek

Duket se Stiven Xherrard është gati që t’i rikthehet dhe njëherë trajnimit dhe së fundmi bëhet fjalë për Olimpiakosin.

Siç bëjnë me dije mediat greke, klubi i njohur është në kërkim të një trajneri për sezonin e ardhshëm dhe pjesë e listës është dhe legjenda e Liverpulit.

Por në këtë listë është edhe një tjetër ish-mesfushor. Xhenaro Gatuzo u shkarkua nga Valencia disa javë më parë dhe njësoj si Xherrard, është pa skuadër, duke pritur për një ofertë.