Lojë fëmijësh për Mançester Sitin, dominon me katër gola Arsenalin dhe i “thyen” ëndrrën për titull

Mançester Siti ka arritur një fitore të rëndësishme në luftën për titull në Premier Ligë duke mundur në shtëpi Arsenalin me rezultatin 4-1.

Sfida nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për “qytetarët” e Pep Guardiolës të cilët gjetën menjëherë golin me De Bryjnen në minutën e 7’.

Në fundin e pjesës së parë, vendasit shënuan dhe golin e dytë me Xhon Stons, ndërsa në minutën e 54’, “qytetarët” mbyllën llogaritë sërish me De Bryjne.

Në minutën e 87’, Holding gjeti golin e parë dhe të vetëm për “topçinjtë”, i cili shërbeu vetëm për statistikë, pasi në 95’ shënoi dhe Erling Haland.

Kështu Siti shkon vetëm dy pikë larg Arsenalit kryesues, por me dy ndeshje më pak.

REZULTATI:

MAN SITI 4-1 ARSENAL

De Bryjne 7′, 54′, Xhon Stons 45+1′, Haland 90+5′ / Holding 87′