Mbrojtësi i Leistërit, Çaglar Sëjynçy duket se ka marrë vendimin për sa i përket të ardhmes së tij.
Ai nuk do të rinovojë me “dhelprat” këtë sezon dhe do të largohet si një lojtar i lirë.
Turku do të bëhet pjesë e Atletikos së Madridit, me çdo gjë që duket se është mbyllur me sukses mes palëve.
26-vjeçari gjithashtu ishte prej kohësh në orbitën e Interit, i cili shihej si një nga zëvendësuesit e Milan Skriniar.