“Lajthit” Hajdari i Kuçovës me lekët e bashkisë kontrakton psikologe për vlerësim të trurit

Kreshnik Hajdari, kryetari i Bashkisë Kuçovë, i cilësuar nga banorët vendas si një ndër zyrtarët më të korruptuar, ka arritur të shpërdojë paratë publike, edhe për trajtim psikologjik të vetvetes dhe administratës publike.
Gjatë qeverisjes 4 vjeçare të bashkisë, Kreshnik Hajdari, rezulton të ketë hapur procedurat ekonomike për 3 ankande dhe 671 tendera.
Por gjatë monitorimit të gjithë procedurave nga “Infront” ka rënë në sy një procedurë e Gushtit 2022, ku Kreshnik Hajdari kontrakton me 980 mijë lek, një psikologje me qëllim vlerësimin psikologjik të punonjësve.
Hajdari i Kuçovës, ka përzgjedhur psikologen Eli Prifti nga “Salcë Kozara” e Beratit, të cilën e ka paguar kundrejt vlerës 980 mijë lekë, vetëm me qëllim kryerjen e vlerësimin psikologjik të administratës së bashkisë.
Kjo psikologe është paguar për ti sjellë mëndjen në vend Kreshnikut të Kuçovës, i cili përgjatë qeverisjes së tij, ka shfaqur haluçilacione të theksuara në raport me njerëzit, investimet publike dhe komunitetin e zonës në tërësi.
Por nga një vëzhgim në QKR, psikologia herë merte statuzin aktiv dhe herë pezullonte aktivietin tregtar të saj.
Por që nga periudha e Majit 2021, kjo psikologe ka mbajtur të hapur statusin, duke sjellë dhe fitimin e një tenderi që kryen vlerësimin psikologjik të kryetarit të bashkisë Kuçovë dhe stafit të tij.