Çabi Alonso drejt Premier Ligës, gjigandi i Anglisë nis bisedimet me ish-futbollistin spanjoll

Çabi Alonso po shkëlqen në Bundesligë me Bajer Leverkusenin duke e ngjitur atë në luftën për Europë pasi e mori në vendin e parafundit në tetor.

Kjo gjë ka rënë në syrin e shumë klubeve të mëdha europiane të cilët kanë shfaqur interes për spanjollin.

Njëri prej tyre është dhe Totenhemi, që prej kohësh është në kërkim të një trajneri për të zëvendësuar Antonio Konten.

Spërsat kanë nisur kontaktet duke e bërë ish-mesfushorin të parin në listë, duke parakaluar Julian Nagelsman.