Skandali zgjedhor po kryhet në marketet,dyqanet,rrugët dhe në çdo cep të Kuçovës.
Nuk kanë të sosur skandalet dhe aferrat korruptive të kryebashkiakut të Kuçovës Kreshnik Hajdari dhe oligarkut të tij Pëllumb Salillari.
Skandali i radhës i Salillarit, me urdhër të qefliut Kreshnik Hajdarit po ndodh tani në qytetin e Kuçovës.
Siç edhe duket nga pamjet filmike,Salillari ka zbritur në bazê për të bërë të vetme gjë që di më mirë të bëjë blerjen e qytetarëve me anë të rryshfetit.
I përfshirë në shumë skandale mediatike,Salillari i shtoi sot vetes një tjetër skandal,që njëkihëshisht përbën edhe vepët penale.
Pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 14 Majit dhe sot Salillari ka shëtitur në të gjitha dyqanet e qytetit të Kuçovës,për ty blerë qytetarëve votën për Hajdarin.
Ai duket qartë së bashku me qytetarët hallexhinj duke hyrë në markete e dyqane,ku ka paguar borxhet e tyre të prapambetura ushqimore,me qëllim që ata të detyrohen të votojnë për kandidatin socialist Kreshnik Hajdari.
Filmimet e kryera nga vetë qytetarët e irrituar me situatën e krijuar në Kuçovë nën drejtimin korruptiv të Kreshnik Hajdarit bëjnë me dije se Oligarku dhe i Korruptuari Pëllumb Salillari po u jep lekë qytetarëve rrugë më rrugë dhe në çdo cep të Kuçovës.
Nga videot e siguruara Salillari duket duke hyrë e dalë me qytetarë nga një market që ndodhet përbri Repartit të Zjarrëfikësve në lagjen “11 Janari” bë Kuçovë dhe nga marketi i shtetases Kime Agalliu në lagjen “Llukan Prifti”.
Jashtë kamerave Kime Agalliu ka deklaruar se Salillari ka paguar një sasi të konsiderueshme parash për të shlyer borxhet ushqimore që kishin shumë familje të varfëra në lagjen “Llukan Prifti”.
Aferrat korruptive “të blerjes së votës” të dyshes së pandashme Salillari-Hajdari janë denoncuar nga vetë qytetarët e Kuçovës,që kërkojnë marrjen e masave ligjore nga të dyve,nëpërmjet hetimeve dhe mbikqyrjes policore të situatës në vend. (InFront)