SPAK heton Hajdarin e PS/ Punime në 8 rrugë të pa tenderuara, financime ilegale; deligjitimohen zgjedhjet në Kuçovë
Pas skandalit të vdekjes së 69-vjeçarit në spitalin e Kuçovës pa iu dhënë ndihma mjekësore, ngaqë mjekët i kishte marrë në fushatë krye bashkiaku Kreshnik Hajdari, në “Pamfleti” ka ardhur një denoncim tjetër, lidhur me përdorimin e financimeve ilegale.
Sipas Agjencisë së Prokurimeve, gjatë muajve mars- prill 2023 Bashkia e Kuçovës ka bërë 17 tenderë për riparim rrugësh të brendshme e rurale, por realisht në qytet e fshatra janë 26 rrugë në proces punimesh, ose 8 rrugë më tepër se numri i tenderëve.
Pa leje, pa projekt, pa tenderim e pa financim nga Bashkia apo Qeveria, po bëhen punime në rrugët e Perondisë, në lagjen “Llukan Prifti”, te Ferma “Partizani”, “Pusi i Gazit”, zona “Vidhat”, fshatrat Fier, Nimar, Ferras, ku makineri të rënda pa logo të Bashkisë Kuçovë e pa logo biznesesh, po shtrojnë asfalt e çakëll me aksion.
Pamjet që kanë ardhur në redaksi, tregojnë se punimet pa leje e me financime ilegale, po i bekon dhe i mbikëqyr vetë krye bashkiaku Kreshnik Hajdari.
Që do të thotë, se është vetë ai, që për të bërë punë elektorale me qëllim mbledhjen e votave, po përdorë biznese të cilëve gjatë 4 viteve kryetar, u ka dhënë tenderë, leje ndërtimi, lincenca e pasuri publike.
Duke ditur që bashkia e Kuçovës nuk ka makineri të rënda ndërtimi e transporti për inerte, banorët thanë se makineritë janë të Pëllumb Salillarit, të ish-deputetit të PS e LSI, Pilo Kerri dhe të firmës “Fled” me administrator Fredi Marra n/kontraktor i Salillarit; të 3 grabitqarë të tenderëve të Bashkisë së Kuçovës gjatë pushtetit të Hajdarit.
Nëse nuk janë këta që po veprojë si struci, duke financuar ilegalisht fushatën e votave të krye bashkiakut Kreshnik Hajdari, krimin elektoral e financiar të këtij drejtuesi lokal duhet ta verifikojë e hetojë SPAK.
Sepse këtë krye bashkiak të dënuar e hajdut, SPAK e ka në proces hetimi, për vjedhjen 2 milionë Euro të tenderi i ujësjellësit të Lumasit me Salillarin, dhe me kallëzim penal që kanë bërë banorët e Kuçovës, për falsifikim e mashtrim në formularin e dekriminalizimit, duke fshehur dënimin penal në Greqi.Burimi Pamfleti