Nga ylli i sulmit te treshja e mesfushës, Liverpuli konfirmon katër lojtarët që do të largohen në verë

Edhe pse gjithmonë kanë qenë në zërat e merkatos, duket se katër lojtarë nuk do të jenë më pjesë e Liverpulit nga sezoni i ardhshëm, një lajm që është konfirmuar vetë nga ana e “Reds”-ave.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, klubi anglez ka bërë me dije se Roberto Firminjo, Xhejms Milner, Nabi Keita dhe Aleks Okslejd-Çambërlejn i kanë dhënë fund aventurës së tyre në “Anfield”.

Të katërt ata do të largohen me parametra zero, teksa tani kanë nisur nga puna për të gjetur një skuadër të re.